5 gabimet më të mëdha që bëjnë vajzat, kur janë në një lidhje
Dritare.net
1. Prisni për marrëdhënie perfekte
Duke qenë të rrethuar nga mediat sociale, mendoni se dhe realiteti është i njëjtë, vetëm se ju nuk po e përjetoni një marrëdhënie perfekte siç e shikoni aty. Por, ju duhet të dini që për të qenë të lumtura, nuk duhen marrëdhënie perfekte, sepse askush nuk është perfekt.
2. Ju krahasoni dhe humbni shpresat
Përsëri dalim te rrjetet sociale. Ato janë baza e dëshpërimit për të gjitha vajzat. Mos rrini duke krahasuar marrëdhënien tuaj me çiftet që shihni në Instagram. Ajo që duhet të bëni është të kuptoni veten dhe partnerin. Të mësoni pikat e forta dhe pikat e dobëta të tij, këshillon dritare.net. Dhe fokusohuni te ajo që ju bën të ndiheni e lumtur dhe e përmbushur në një marrëdhënie. Dhe sa për krahasimi, krahasoni marrëdhënien tuaj, si ishte dje dhe si është sot.
3. Ju supozoni dhe paragjykoni
Harrojini supozimet! Në vend të supozoni, flisni, komunikoni me partnerin tuaj. Nëse partneri nuk ju komplimenton, për shembull, për stilin tuaj të ri të flokëve, mos thoni se ai nuk më do më, si pëlqyen etj, por kujtoni gjithmonë se meshkujt nuk receptorë perceptimi sa femrat, informon dritare.net
Në vend që të shpenzoni orë me shoqen tuaj të ngushtë, për të gjetur një përgjigje në lidhje me diçka te partneri juaj, PYETENI atë. Do kurseni kohë dhe një zemërim.
4. Ju vraponi përpara se të ecni
Nëse keni takuar një djalë të bukur, mos filloni duke planifikuar në mendjen tuaj, martesën me të, muajin e mjaltit, familjen etj. Por, qëndroni në të tashmen. Mendoni për atë që po ndodh në moment.
5. Më e rëndësishmja, jini vetvetja
Marrëdhëniet e suksesshme përbëhen nga dy individë që jo vetëm ndjejnë dashuri ndaj njeri-tjetrit, por janë të vërtetë, të sinqertë dhe 100% vetvetja. Vetëm kështu mund të funksionojë një marrëdhënie./E.B-dritare.net