5 fakte interesante rreth trurit të njeriut

Truri është një organ i ndërlikuar,dhe përgjegjës për identitetin tonë. Ai kontrollon frymëmarrjen, identifikon kënaqësitë, dhimbjet,  djegiet, dhe  imagjinatën tonë. Megjithatë ne ende dimë shumë pak trurin. Dritare.net ju sjell disa fakte;

1. Dëmtimi i trurit nuk ju vret, ai ju ndryshon sjelljen

Një drejtues i një hekurudhe në Amerikë, pësoi një aksident. Veç dëmtimeve të marra në trup dhe në tru, ai mbijetoi mjaft mirë, por sjellja e tij ndryshoi. Nga një njeri me sjellje të mirë dhe të qetë, u transformua një njeri shumë agresiv dhe impulsiv. Ky ndryshim i ndihmoi shkencëtarët të kuptoni se truri ndryshon sjelljen e individit kur ai dëmtohet.

2. Ekzistojnë 3 lloje memoriesh

Memoria ndijore: është i nxitur nga shqisat dhe zgjat vetëm disa sekonda. Kjo lloj memorie ndihmon trurin të formulojë një ndjenjë në mjedisin ku ndodhet.

Memoria afatshkurtër: është ajo çfarë ju mendoni momentalisht, dhe ka një kapacitet të fundëm. Kjo lloj memoria zgjat 10-15 sekonda.

Memoria afatgjatë: përpunon të kaluarën dhe përvojat. Parashikon të ardhmen duke kuptuar botën rreth jush.

LEXO DHE :  Alarm për bombë në makinë/ Ja çështja e nxehtë që ka trajtuar gjyqtari Kuqo!

3. Truri riparon vetë

Në fillim mendohej se truri ishte kishte një numër fiks qelizash, që nga lindja, por më vonë u kuptua që truri përhap qeliza të reja të cilat zëvendësojnë ata të dëmtuarat, nëpërmjet krijimit të rrugëve të reja nervore.

4. Adoleshentët nuk kontrollojnë sjelljen

Adoleshentët nuk mund të kontrollojnë sjelljen e tyre. Sjellja e tyre rritet rreth moshës 10 vjeç e deri te një adoleshencë e vonë. Sjellja e tyre e pakontrolluar arrin kulmin në moshën 19-vjeçare të cilët kanë qëllime evolucionare. Te ta lind një nevojë për të qenë indiferent dhe për t’u vendosur në hirearkinë sociale.

5. Neuronet pasqyrë ndihmojnë të ndjeni empati

Neuronet nuk kufizohen vetëm në  zonën e trurit, por gjenden edhe në zona që ka të bëjë me emocione dhe ndjesi. Ata nxiten kur lëvizni , apo dikush lëviz, duke rezultuar në një imitues të pandërgjegjshëm veprimi. Nëpërmjet neuroneve pasqyrë ju  interpretoni, kuptoni dhe empatizoni lëvizjet e të tjerëve./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.