5 arsye pse tezet janë të veçanta, për fëmijët

Ne e dimë rolin thelbësorë që kanë prindërit në jetën e një fëmije, por çfarë mund të themi për rolin e tezes? Sa i rëndësishëm është për një fëmijë dhe sa ndikon në rritjen dhe zhvillimit të tij?

Në bazë të studimeve, roli i tezes është shumë i rëndësishëm te fëmijët, sidomos për vajzat.

Këtu janë disa arsye pse tezet janë të veçantë!

1. Ato bëhen dado të fëmijës

Mund të jetë e zakonshme që të dy prindërit e fëmijës, janë të zënë me punë. Por, dhe fëmija do kujdesin e tij. Kush më mirë sesa tezja mund ta luajë rolin e dados. Ju mund të keni dado, por në orët shtesë tezet janë gjithmonë të gatshme të kujdesen për nipin, apo mbesën e tyre.

2. Shërbejnë si modele pozitive, për fëmijët

Sot, është më e rëndësishme se kurrë, që fëmijët të kenë një model për të ndjekur. Tezet janë gjithmonë të gatshme, t’u japin nipërve dhe mbesave modelin e tyre më të mirë . Ato japin këshilla dhe ide alternative, të cilat do i bëjnë fëmijët të besojnë shumë tek ato. Në një moment, kur ata do jenë më të rritur, do e kenë më të thjeshtë të shprehen te tezja, sesa te prindërit e tyre. Gjithmonë tezet janë një ndihmë e madhe, që ju mbajnë në rrugën e duhur.

LEXO DHE :  Pyet Logopeden/ Nipi me sindromë Down nuk flet, çfarë më këshilloni?

3. Japin mbështetje të fortë, por jo të imponuar

Tezja nuk të detyron të thuash apo bësh diçka, sikurse mundtë të detyrojnë prindërit. Tezja është e ëmbël dhe asnjëherë nuk të bezdis. Ajo gjithmonë do jetë aty, për të të mbështetur fort, dhe jo duke të imponuar.

4. Tezet janë inkurajueset më të mëdha, pas prindërve

Gjithmonë përpiquni që në ngjarje të rëndësishme të jetës, tezja juaj të jetë aty, sepse ajo do të japë shumë zemër. Nëse keni konkurs, provim, apo diçka tjetër, tezja do të të ndihmojë me një fjalë që t’i tja dalësh.

5. Ju ofrojnë gjëra shtesë

tezet janë gjithmonë të gatshme të ofrojnë gjëra shtesë. Ata mund t’ju blejnë rroba, paguajnë udhëtimet tuaja, etj. Këto gjeste i bëjnë nipërit dhe mbesat t’i duan edhe më shumë tezet, sepse këto të fundit i bëjnë të ndihen të veçantë./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.