448 faqet e raportit Mueller që ndanë SHBA/ Demokratët hidhen në sulm kundër Trump
Dritare.net
"Komiteti im ka nevojë dhe ka të drejtë për të parë versionin e plotë të raportit dhe dëshmitë themelore në përputhje me praktikën e kaluar. Redaktimet duket të jenë të rëndësishme. Deri më tani nuk kemi parë asnjë nga dëshmitë aktuale që Avokati i Posaçëm ka zhvilluar për ta zbardhur këtë rast, "tha Nadler në një deklaratë.
Raporti dha hollësi mbi përpjekjet e Trump për të penguar hetimin e Mueller, duke u dhënë demokratëve mjaft municione politike kundër presidentit republican.
Dokumenti prej 448 faqesh pikturonte një pasqyrë të qartë se si Trump u përpoq të pengonte hetimin. Nga ana tjetër raporti nuk arriti në përfundimin se Trump ai kishte kryer krimin e pengimit të drejtësisë, edhe pse nu ke shfajësonte plotësisht Presidentin, shkruan Dritare.net.
Ish-drejtori i FBI Mueller gjithashtu konkludoi se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se fushata e Trump ishte e angazhuar në një konspiracion kriminal me Moskën për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.
Trump, i cili në mënyrë të përsëritur e quajti hetimin e Muellerit një gjueti shtrigash, përdori të njëjtën frazë edhe këtë të premte.
"Deklaratat që janë bërë për mua nga disa njerëz në Raportin e çmendu, Mueller ... janë të fabrikuara dhe krejtësisht të pavërteta," shkroi Trump në Twitter./ I.M-Dritare.net