Forcon shkëlqimin e lëkurës së fytyrës
Trajtojeni lëkurën tuaj me një maskë molle freskuese të përgatitur në shtëpi. Fruti i mollës lëmon lëkurën dhe falë aciditetit largon rrudhat.
Ja si të përgatisni një recetë për fytyrën me mollë:
Në një blender, grini 1 mollë jeshile të prerë në copa të vogla paraprakisht, duke përfshirë edhe lëkurën, bashkë me 50 gramë rrush jeshil të prerë. Shtoni 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 60 ml aloe vera, dhe vazhdoni grirjen në blender derisa të arrini një masë homogjene dhe të trashë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë, qafë dhe dekolte; prisni 15 minuta, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.
Por mos harroni. Para se të aplikoni këtë maskë, testojeni në një zonë të vogël të fytyrës ose qafës për t’u siguruar që nuk bën reaksion në lëkurë.
Ndihmon frymëmarrjen
Mendohuni mirë përpara së të qëroni lëkurën e mollës pasi të lexoni këtë artikull. Lëkura e mollës është e pasur me një antioksidant që quhet quercetin, i cili mbron mushkëritë nga ndotja.
Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore St. George Hospital në Londër ka zbuluar se mushkëritë e njerëzve që konsumojnë pesë ose më shumë mollë në javë, funksionojnë më mirë se sa ata që nuk veprojnë kështu. Kështu që, fusni çdo ditë në çantë nga një mollë para se të niseni për në punë.
Ripërtërin skalpin
Thuaji lamtumirë zbokthit. Uthulla e mollës, besohet se lufton bakterin që shkakton zbokthin, thotë Cal Orey, autor i librit “Fuqitë shëruese të Uthullës”.
Provoni këtë recetë. Masazhoni direkt në lëkurën e kokës, disa lugë gjelle uthull molle. Lëreni të veprojë për 1 minutë dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.
Hollon belin
Zëvendësoni tek keku juaj gjysmën e sasisë së gjalpit ose vajit me 250 g brumë molle dhe do të keni një ëmbëlsirë të shijshme, kremoze dhe me pak yndyrë, thotë Samantha Heller, eksperte e ushqyerjes. Brumi i mollës është pa yndyrë dhe kolesterol , për më tepër shumë i shëndetshëm për organizmin./dritare.net