4 gjëra që fëmijët e 2018, nuk do t’i provojnë!
Dritare.net
RREZIKU
Robotët, në mënyrë ideale, po marrin përsipër punët që janë më të rrezikshme për njerëzit. Punëdhënësit, nga ana tjetër, kanë një nxitje të fortë për të zhvilluar robotë për të bërë këto punë, pasi kështu mbrojnë edhe fuqinë e tyre punëtore, duke minimizuar njëkohësisht kohën e humbur për shkak të dëmtimeve dhe pagesat e kompensimit, informon Dritare.net.
DITA PUNE 9 ME 5
Ekzistonte një kohë kur orari 9:00 me 17:00 konsiderohej një ditë pune ‘normale’. Pastaj erdhi globalizimi, së bashku me përparimet teknologjike.
Shumë punëtorë tani fare lehtë mund të hyjnë në punën e tyre sa herë dhe kudo që ata kanë nevojë, duke nxitur më shumë njerëz që të punojnë në distancë nga tavolina e zyrës. Dhe kjo, nga ana tjetër, e ka bërë konceptin e "orëve fikse" të pakuptimta, meqë për shumicën e punëdhënësve ajo që ka rëndësi është të bëhet puna, informon Dritare.net.
PAGESAT ME KARTË DHE NË DORË
Trajtimi i parasë, llogaritja e kusurit, apo tërheqja e tyre në bankë ka qenë shtylla e shumë punëve dhe shërbimeve të vogla si parukeri, restorante, supermarkete, taksi dhe aktivitete të kohës së lirë. Ndërkohë që pagesat më të mëdha janë transferuar dhe bëhen në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet kartave të kreditit, duket se pagesat pa kontakt kanë filluar të marrin jetë edhe për transaksionet më të vogla, ndërsa paratë në dorë gradualisht po eliminohen.
Transaksionet globale pa para në dorë u rritën me 11.2% gjatë vitit 2014-2015, për të arritur në 433.1 miliardë, rritja më e lartë e dekadës së kaluar, sipas raportit të Pagesave Botërore Cap Gemini për 2017.
Por nuk është vetëm kaq. Nevoja për kartat e debitit dhe kreditit mund të eliminohet gjithashtu. Tani ka një sërë mundësish përfshirë pagesën me celular me shërbime të tilla si Apple Pay ose Google Wallet, apo nëpërmjet platformave të pagesave të tilla si Paypal ose Square, informon Dritare.net.
JO ME KARRIGE, POR TAPETE VRAPIMI
Kompjuterët e kanë bërë vendin e punës shumë më të rëndësishme, me përjashtim të një gjëje kyçe; Koha që kalojmë ulur para tyre. Të punosh ulur është po aq e dëmshme sa të pish duhan, është shkaktarja e një sërë vështirësish nga sëmundjet e zemrës deri tek obeziteti, nga dhimbja e shpinës deri tek kanceri në tru dhe kanceri i zorrës së trashë.
Sallat e mbledhjeve pa karrige janë tashmë të njohura, duke i bërë takimet më dinamike dhe efikase, duke mundësuar një ndërprerje shumë të nevojshme nga karriget e tavolinës.
Por nëse nuk keni kohë për të qëndruar në këmbë, ekzistojnë gjithashtu tapetet e vrapimit, me një tavolinë përpara, qe ju japin mundësinë të punoni, por edhe stërviteni për të mbajtur trupin në formë. Google dhe Microsoft janë ndër firmat që mendohet se kanë investuar në këto tapete vrapimi me tavolinë përpara, për punonjësit e tyre./d.r-dritare.net