Referuar materialeve të Prokurorisë së Tiranës, nën hetim janë shtetasit: B. N. 44 vjeç, Z. D. 50 vjeç, dhe V. T. 61 vjeç. Ata po hetohen për shkakun e vdekjes së 39 vjeçares.
Këta persona, përveçse nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente, kanë lejuar të afërmit të marrin trupin e gruas, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore./dritare.net