Kjo datë zgjedhjesh është shoqëruar me debate të vazhdueshme mes palëve, ndërsa presidenti ka caktuar një datë të re zgjedhjesh lokale, atë të 13 tetorit 2019.
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Sipas MB lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra. Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.
Dritare.net raporton se procesi ka nisur normalisht, në të gjithë qendrat e votimit nëvend, dhe nuk është shënuar parapakisht. Votuesit e parë kanë shkuar në qendrat e votimit për të votuar./E.B-dritare.net