3 vjet nga vdekja e Ergi Dinit. Babai i tij e kujton me një poezi të ndjerë!
Dritare.net
Në 3-vjetorin e vdekjes së Ergit, babai tij i ka dedikuar disa vargje poezie që mbajnë peshën e dhimbjes dhe mallin për të birin.
Postimi i Dashamir Dinit, në Facebook.
ERGIT, NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…
Ergi Dini, KUNDER AKSIDENTEVE.
Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.
Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit…
Dashamir Dini
/E.B-dritare.net/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1158447374359669&set=a.124800141057736&type=3&theater