3 viktimat në Mat shpallen  Nderi i Bashkisë

Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, tre punonjësit e Bashkisë Mat, të vrarë sot në fshatin Shëlli nga Kujtim koxha, janë shpallur “Nderi i Bashkisë” nga këshilli Bashkiak.

“Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellë ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ‘Nderi i Bashkisë Mat’ për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Bashkisë Mat./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Ja si po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve, Syri i Kaltër!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.