3 rregulla mëngjesi nëse do të biesh nga pesha

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye, por duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet. Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë të ditës, përcjell Revista Class.

Ha shpejt: Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme. Për të djegur sa më shumë yndyrë nga trupi, përpiqu që të hash mëngjesin shpejt dhe menjëherë pas zgjimit.

Mos e tepro me çdo lloj ushqimi: qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur. Të tilla janë ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, proteinash, opsione që të mbajnë energjike gjithë ditën dhe në gjendje të ngopur deri pas dreke. Çdo lloj kosi pa sheqer është një opsion i mirë për mëngjesin, por edhe tërshëra apo fruta të tjera të thata pa ëmbëltues janë po ashtu variante të rekomanduara për mëngjes.

Kontrollo porcionet: Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.