3 rregulla makijazhi nga makeup artist i kim Kardashian!
Dritare.net
Ja pra, sipas Dedivanoviç, disa rregulla si të bëjmë make up e duhur që dhe ju duhet t’i ndiqni:
1.Vendosni concealer para se të vendosni foundation
Për të arritur një fytyre të duket e rregullt dhe e bukur duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe përbërësve që vendosim në fytyrë. Ai thotë se duhet të vendosim para concealer dhe pastaj foundation, gjithashtu duhet të fillojmë me pak foundation, më vonë nëse ka nevojë për më shumë I vendosim dhe pak. Pra, rezultati do të jetë më i lehtë dhe natyral.
2.Për të bërë makë up e duhur , ju duhet t'i kushtoni vëmendje vetullave
Dedivanoviç shpjegon se vetullat janë shumë të rëndësishme në një grim dhe se ai preferon të jetë "i fortë, por femëror". Fillon duke krehur vetullat lart e poshtë, me një laps të veçantë në ngjyrën e duhur, duke bërë linja të vogla (imitoni vetullat) duke plotësuar boshllëqet. Pastaj, me furçë vetullash, I krehë prapë ato që t’i zbutim dhe që të ngjajnë më natyrale.
3.Përdorni concealer në qepallë të syrit
Ai gjithnjë vendos concealer në qepallën e syrit.. Pas shpërndarjes së mirë, përdor një pluhur stabilizues transparent para se të fillojë të ngjyrosë syrin, kështu që rezultati të jetë më i gjatë./De.My-Dritare.net