3 mite rreth ushqimit, që nuk duhet t’i besoni

Ushqimi të ngatërron goxha shumë, kur mendon sesa informacione marrim rreth tij. Kështu, ne ndihemi  në dyshime nëse një ushqim të shëndosh, apo të dobëson. Studimet shkencore kanë hedhur poshtë të gjitha mitet e ushqimit përgjatë këtyre viteve. Dritare.net do ju sjellë 3 mitet më të mëdha që ju nuk duhet t’i besoni asnjëherë.

1. Të hash shumë vezë është e dëmshme

Ky është vetëm një mit, dhe vjen nga besimi se konsumimi i kolesterolit do të ndikoje në nivelin e kolesterolit në trupin tonë.  Megjithatë, studimet tregojnë se vezët nuk ndikojnë në nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Kjo sepse trupi ynë e prodhon katërfish vetë këtë substancë, kështu nuk ka asnjë ndikim negativ në shëndet.

2. Konsumi i yndyrave ju shëndosh

Një tjetër mit i madh i ushqimit është; të hash yndyra do të thotë të shëndoshesh. Megjithatë sot dihet sesi funksionon fiks kjo gjë.

Ky besim erdhi si pasojë e numrit të kalorive në çdo lloj makronutrienti. Ndërsa karbohidratet dhe proteinat kanë dy kalori për kile, yndyra ka katër. Prandaj, mendohet se për të mos fituar peshë të tepërt, duhet të hani më shumë proteina dhe më pak yndyra.

LEXO DHE :  Policia bllokon lokalin e Kokëdhimës që terrorizoi turistët spanjollë, mund të shembet

Megjithatë, studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se brenda parametrave normale, duke shtuar sasi të duhur të yndyrës në dietën tonë, mund të na bëjë të humbim peshë.

3. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Të moshuarit gjithmonë thonë; “Hani mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si i varfër”. Kjo thënie bazohet në një besim të vjetër ku mendohej se po të hash shumë në mëngjes, trupi do funksionojë shumë mirë.

Edhe pse një mëngjes i pasur me lëndë ushqyese mund të na japë energji gjatë ditës, e vërteta është se mëngjesi tipik perëndimor  nuk e ka këtë zakon.

Në magjes është e rëndësishme të hani ushqime të varfra në sheqerna, por jo të varfra në proteina. Dhe nuk duhet anashkaluar mëngjesi./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.