25 maj apo 1 qershor, kur do jetë protesta e radhës së opozitës?

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka pasur një takim me krerët e partive të vogla, të cilët u shprehën se protesta do të vazhdojnë, por për datën e saktë nuk folën.

Ndërkohë Basha është duke zhvilluar një mbledhje me Kryesinë e PD dhe Grupin dhe pas këtij takimi do të ketë një deklaratë për shtyp ku do të njoftohen vendimet e marra për vijimin e aksionit opozitar.

Gjatë gjithë ditës sot kanë qarkulluar dy data për protestën e ardhshme kombëtare të PD, 25 maji dhe 1 qershori, por data e saktë ende nuk dihet.

LEXO DHE :  Raporti i Prokurorisë/ Arta Marku tregon qarkun me kriminalitet më të lartë në vend

Në një kohë kur ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog dhe disa syresh kanë ofruar konsulent në dialogun mes Ramës dhe Bashës, ende nuk dihet se me çfarë vendimesh do të dalë PD pas takimit që po zhvillohet në selinë blu. /e.-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.