24 orë para protestës Basha shkon në Kamëz, ja me kë takohet!
E Diel 7 Korrik 2019, 21:09
Dritare.net
I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavajë dhe Elbasan dhe, sonte, në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon te përcjelle ftesën për proteste, te sa më shumë qytetarë që refuzuan të votojnë më 30 qershor./K.C/dritare.net