22 studentëve nuk u njihet diploma/ Rektorati: Ta kishin parë, para se ta tërhiqnin!

Diplomat e 22 studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë nuk njihen si pasojë e një gabimi të bërë nga sekretarja e kabinetit, e cila gjatë plotësimit ka shënuar “0 vite” në vend të “4 vite”. Një prej studenteve u ankua në Fiks Fare pasi e pati të pamundur të regjistrohej në universitete të huaja për shkak se i nuk njihet vërtetimi i lëshuar nga Rektorati.

Në një intervistë për Top Channel, studentja e diplomuar në Degën Financë në Fakultetin e Ekonomisë, tregoi se u refuzua nga tre universitete të huaja, pasi diploma kishte gabime dhe universitetet nuk e njohën vërtetimin e lëshuar nga Rektorati.

Ajo tregoi se e vuri re gabimin pak ditë pasi e kishte tërhequr. Shkoi për ta ndryshuar, por i thanë që diploma do të asgjësohej me komision dhe asaj do t’i jepej një vërtetim në vend të saj. Mirëpo vërtetimi nuk ka vlerë pasi nuk merret për bazë në institucione të ndryshme.

LEXO DHE :  Raporti i ONM: Anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari u shkarkua pa shkak

Të njëjtin problem kanë edhe 21 studentë të tjerë.

Ministria e Arsimit shrehet se është duke pritur sqarime nga Rektorati.

Nga ana tjetër, Rektorati fajëson studentët, të cilët duhet ta kishin parë gabimin e bërë, pasi në të kundërt nuk kanë të drejtë ligjërisht të pajisen me një tjetër diplomë, ndonëse faji është i sekretares./Top Channel

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.