21 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, nisin homazhet te Varrezat e Dëshmorëve

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e një prej figurave të rëndësishme të lëvizjes së dhjetorit 1990 dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Hajdari vlerësohet si një figurë epokale, që ka lënë gjurmë me vlerat, por edhe kurajën e tij. Për deputetin demokrat të vrarë mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike, janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve  nga grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi etj.

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina është përkulur para varrit të të atit dhe e ka puthur.

LEXO DHE :  Terrorizimi i qytetarëve për tërmet shkatërrues është veper penale, dënohet deri në 5 vite burg

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka vendosur një kurorë me lule te memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Presidenti ka mbajtur një fjalim të shkurtër, duke thënë:

 “Dita më e rëndësishme që ndan dy epoka e që e rivendos vendin në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit politik, zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik që duhet mbrojtur nga të gjithë dhe me çdo çmim.“/K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.