Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

21 gjërat e meshkujve, që vajzat nuk iu rezistojnë

21 gjërat e meshkujve, që vajzat nuk iu rezistojnë
1. Damarët në parakrah

Një nga gjërat e preferuara të një femre, te mashkulli, janë damarët në parakrah. Mbase meshkujt nuk e dinë këtë fakt, por femrat i adhurojnë damarët.

2. Qukat

Njerëzit që janë me quka kanë tendence të mos jenë të sigurt për to, ndërkohë duhet t’i vlerësojnë. Për femrat qukat janë të adhurueshme.

3. Meshkujt pak të shëndoshë

Edhe pse meshkujt me muskuj janë tërheqës, t’i përkëdhelësh është sikur prek një shkëmb. Për këtë arsye vajzat preferojnë një mashkull pak të shëndoshë.

4. Mjekër

Të gjithë femrat pëlqejnë djemtë më mjekër, dhe kjo gjë i bën meshkujt shumë tërheqës.

5. Buzë femërore

Kur themi buzë femërore, nënkuptojmë buzë të plota dhe të buta. Kjo do të thotë që femra ka më shumë çfarë të puth.

6. Shenjat

Shenjat e bëjnë një djalë më mashkullor, por edhe misterioz. Ky detaj është shumë tërheqës për një femër.

7. Ndjeshmëria

Edhe pse djemtë gjithmonë përpiqen të fshehin lotët e tyre, vajzat pëlqejnë të mos i fshehin. Për vajzat, një djalë që tregon emocionet, është shumë i kujdesshëm.

8. Flokët gri

Shumë djem acarohen kur shikojnë që po iu dalin thinjat, por në fakt ata duhet të lumturohen. Kjo sepse femrat i duan shumë meshkujt me flokë gri.

 9. Qimet në gjoks

Një mashkull mendon se qimet në gjoks janë jo tërheqëse, por ata që mendojnë kështu e kanë gabim.

10. Duart e pastra

Grave nuk iu pëlqen të shikojnë duar të jo të kujdesura dhe thonj të papastër te një mashkull. Një djalë me duar të këndshme dhe të pastra është më tërheqës.

11. Hunda e madhe

Hunda e madhe te djemtë është shumë  tërheqëse dhe shton karakterin në fytyrë. Njerëzit tërheqës janë ata me një të metë në fytyrë.

12. Nofulla e gjerë

Nofullat e gjera janë tepër tërheqëse te një djalë. Le të themi që femrat i adhurojnë këtë lloj nofulle.

13. Djemtë e turpshëm

Turpi tregon siklet. Djemtë skuqen për disa veprime që bëjnë dhe kjo i bën ata më tërheqës për femrat.

14. Aroma e parfumit

Femrat e duan aromën natyrale të një mashkulli të përzier pak me ndonjë parfum të këndshëm.

15. Syzet optike

Kur ishim në fillore mendonim se syzet janë të shëmtuara, por tani që jemi të rritur e kuptojmë që janë pjesë e bukurisë, sidomos te meshkujt.

16. Xhaketa

Një djersitje nuk është gjithmonë seksi, por kur  është , është super seksi. Mos harroni kur Mario Lopez ishte duke ndërruar këmishën e tij në Emmy!

17. Shqiptimi

Është kaq e çuditshme të dashurohesh me zërin e një mashkulli, por duhet ta pranojmë që shumë femra dashurohen me zërin tërheqës të një djali.

18. Xhelozia

Xhelozia është një nga gjërat që femrat adhurojnë te meshkujt. Mos harroni, vetëm pak xheloz, jo shumë!

19. Zëri i butë

Megjithëse zëri burrëror është standard i zërave seksi, zëri i butë është edhe më tërheqës. Ata i bëjnë femrat të ndihen të sigurta.

20. Një mashkull që do kafshët

Meshkujt që duan kafshët janë tërheqës për vajzat dhe ata që e kanë një të tillë, është një plus i madh për ata. Kujdesi ndaj kafshëve tregon edukatë, besueshmëri dhe kujdes.

21. Meshkujt që gatuajnë

Ushqimi i mirë është një nxitës, kështu që një djalë që di të gatuaj e ka më të lehtë të bëjë për vete një vajzë./E.B-dritare.net