20 persona të arrestuar pas protestës së dhunshme, deputetët e PD kërkojnë t’i takojnë
E Shtunë 16 Shkurt 2019, 22:10
Dritare.net
Pas përfundimit të protestës, policia nisi që të kryente kontrolle në banesat e disa shtetasve dhe 20 prej tyre më pas i shoqëroi në polici.
Disa prej tyre më pas, u arrestuan pasi dyshohen si përgjegjës për shkaktimin e incidenteve.
Ndërkohë që deputetët e PD-së, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj kanë shkuar në Drejtorinë e policisë së Tiranës, të shqetësuar në lidhje me këto arrestime të qytetarëve. Ata kërkuan të takojnë të ndaluarit, ndërsa policia ka refuzuar, e kjo ka sjellë përplasje mes palëve ku nuk munguan as shtyrjet e ndërsjellta./A.C/dritare.net