20 foto qesharake që tregojnë realitetin sot
Dritare.net
1. Oqeane të mbytura
Disa shekuj më parë nuk dëgjohej ndonjëherë për konventa dhe lëvizje që parandalonin ndotjen e detit, por mesa duket zhvillimi i teknologjisë dhe shumë ndikues të tjerë po mbysin oqeanet dhe detet.
2. Kë po mashtrojmë?
Është aq e lehtë të hedhësh plehrat në oborrin e dikujt tjetër, duke mos ditur që do i marrësh mbrapsht . Epo komshiu do të bëjë të njëjtën gjë me ty. Tani është më se e kuptueshme pse ndodh degradimi i tokës.
3. Heqja dorë nga planet
Kur ju projektoni një plan, jeta ndonjëherë tregohet e padrejtë. Mos jini “robot” në atë çfarë bëni, por jini spontan.
4. Të paktën teknologjia i përmirëson disa gjëra
I mbani mend orët e mësimit, kur gjuanit mësuesit më topa letre. Harrojini ata ditë! Brezat e rinj as nuk e dinë se çfarë është, dhe shkaku është teknologjia.
5. Kush është bosi?
Është një dallim midis liderit dhe bosit, kjo duket e qartë dhe nga fotoja më sipër. Lideri të udhëheq të bëhesh si ai.
6. Boll me ankesa dhe fajësime
Ka shumë njerëz që një padrejtësi apo një problem të vogël, fajësojnë të tjerët dhe ankohen në Zot.
7. I pasuri, pasurohet
Mosbalancimi midis të pasurve dhe të varfërve, në shumë vende, as nuk i lejon njerëzit të ëndërrojnë.
8. Teknologjia po shkatërron disa gjëra të mira.
Librit dhe penës ngadalë po i vjen fundi. Tashmë gjithçka është iPad, iPhon, laptop, kompjuter etj.
9. Njerëz të pasur
Është e çuditshme si është transformuar bota. Ka njerëz që janë të pasur dhe të tej mbushur me para. Edhe pas donacioneve të mëdha, ata përsëri janë të pasur, por të varfrit janë të pangopur prapë se prapë.
10. Etiketat përcaktojnë statusin
Ne preferojmë të shpenzojmë miliona për rroba të shtrenjta, dhe në këtë mënyrë na përcaktohet statusi. Nëse vesh markë, je i rëndësishëm.
11. Mediat sociale
Sot, përdorimi i teknologjisë, mediave sociale dhe nevojës për vëmendje ka degraduar deri në atë fazë, saqë po shikuam dikë duke vdekur, zgjedhim t’i bëjmë foto në vend që ta ndihmojmë.
12. S’bëjmë dot pa teknologji
Ashtu si një qen vrapon për të kapur diçka, pasi e hedhim ne, ashtu dhe njeriu vrapon pas celularit të tij, po ja hodhe.
13. Njerëzit u degraduan
Njerëzit sot janë vetëm për veten, dhe kundër bashkëqeverisjes. Aspekti i racizmit është mjaft prezent.
14. Nënvlerësim i prindërve
Sa herë që ndiheni sikur prindërit nuk ju plotësojnë dëshirat, thjesht shikoni këto dy foto. Prindërit sakrifikojnë pafund për të mirën tuaj.
15. Sa e rëndësishme
E pra! Ashtu siç thonë ata, burrat nuk janë të mirë në trajtimin e grave, por edhe gratë nuk janë të njëjta në trajtimin e burrave.
16. Mos harroni kohën
Mos harroni kohën kur nëna dhe babai të mbajtën dorën, sepse nuk mund të ecje në mënyrë të përsosur. Do të vijë koha kur edhe ti do t’ja mbash dorën prindërve, kur të mos kenë më fuqi.
17. Mënyra e botës
Këto imazhe përmbledhin botën e politikës dhe të qeverive botërore.
18. Kërkimi i përsosmërisë, çon në rënie
Ka shumë fëmijë që janë ju bëhet presion, që të shkëlqejnë në jetë. Prindërit imponojnë shumë pritshmëri për fëmijët . Për më tepër, në një përpjekje personale për të arritur në krye, mund të të çojë në greminë.
19. Fëmijët nuk lejohen të jenë më fëmijë
Ky imazh me të drejtë përmbledh atë që po ndodh në shumë vende, veçanërisht ato në Lindjen e Mesme, ku urrejtja është duke u kultivuar dhe korrur të rinj.
20. Bamirësia fillon në mediat sociale
Sot, bamirësia nuk buron nga zemra, por nga dëshira për t’u dukur në media sociale./E.B-dritare.net