2 marsi/ Raporterja për Shqipërinë në PE: E habitur nga situata politike, në këtë moment kyç për negociatat
Dritare.net
Në intervistën për A2, Santos pohon se u habit nga situata politike në Shqipëri në këtë moment kyç për negociatat dhe pas gjithë besimit që iu tregua vendit në Konferencën e Donatorëve.
"Por, në pritje të 2 marsit të Presidentit, a mund të ndikojë përplasja mes tij dhe mazhorancës në vlerësimin për hapjen e negociatave?
“Shpresoj që jo, sinqerisht shpresoj që jo. Por, në këtë moment nuk mund të parashikoj efektin që mund të ketë kjo përplasje. Nuk e di nëse palët do të mund ta riformësojnë këtë përballje në të cilën janë përfshirë, cili do të jetë reagimi në ditët e ardhshme dhe cili do të jetë rezultati final në 2 mars. Shpresoj që jo, që përplasja të mos ketë efekt negativ, por nuk e parashikoj dot tani efektin e vërtetë të saj”, u përgjigj Santos. /L.F-dritare.net