Një vazjë 19 vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte me të dashurin. Ngjarja ndodhiu rreth orës 2 pas mesnate në Fier. Safete Bega, e lindur në Perondi të Beratit, u hodh nga kati i 8 i një pallati, ndërkohë që në momentin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe i dashuri i saj. Prej disa vitesh ajo ishte e lidhur me Artur Çala, 38-vjeç, nga Topoja e Fierit. Çifti ishte me precedentë penale, pasi akuzoheshin për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ndërsa fqinjët thonë se ata ziheshin shpesh dhe ishin problematikë.