18 sekrete si të bëni foto të arta!

Nëse mendoni se nuk mund të fotografoni mirë një pamje apo njeriut tuaj të afërt, kjo është ndoshta vetëm sepse nuk dini disa truke të thjeshta. Mësojini ato, dhe kurrë nuk do të thoni se nuk di të të nxjerrë bukur.

1. Le të fillojmë me zhanrin më të popullarizuar: Gjithkush është shumë i lodhur dhe shpesh përton të bëjë foto, por kur doni një fotografi vetëm për kujtimet tuaja, ka një mënyrë për ta bërë atë me sukses. Kur ju merrni një pamje para një ndërtese ose një gjelbërimi të bukur, personi duhet të jetë fokusi kryesor. Ndërtesa duhet të jetë asgjë tjetër përveç se sfond, informon dritare.net

2. Fotografitë pa një histori janë të zbrazëta, prandaj bëni një dhe tregoni atë duke përdorur foton. Në vend që të qëndrosh përpara parkut duke menduar se “Çfarë po bëj këtu?” Kthehu, dhe përpiquni të uleni në një stol dhe bëni sikur jeni duke menduar për diçka.

3. Dilni duke buzëqeshur ose bëni fytyra të çuditshme: Çdo foto duhet të jetë e gjallë. Disa njerëz mendojnë se janë shumë të ftohtë për të bërë fytyra për fotot, por ky është një gabim, shikoni vajzën në foton e sipërme dhe mund të kuptoni se fotoja ka nevojë për gjallëri.

4. Mbajtja e diçkaje në duart tuaja mund t’ju bëjë të duket e natyrshme dhe t’ju ndihmojë të tregoni një histori. Duke mbajtur një lule ose diçka të bukur dhe me vlerë do e bëjë foton të ketë kuptim.

5. Njerëzit duken shumë më mirë në foto kur janë të ulur. Në këtë mënyrë është më lehtë të relaksoheni dhe të dilni bukur.

6. Ka disa rregulla të tjera që nuk duhet të thyhen për të marrë një foto të mirë të një personi. Shpesh njerëzit nuk duan të dalin në foto gjithë trupi, por ne duhet të kemi shumë kujdes kur nuk nxjerrim në foto këmbët apo krahët e personit.

7. Nëse jeni duke nxjerrë fotografi të natyrës apo të qytetit, ne ju rekomandojmë të shtoni njerëz në foton tuaj. Njerëzit i bëjnë fotot më të gjalla. Një tjetër alternativë e mirë është të bësh fotografi të vendasve. Por si ta bëni këtë pa leje? Vendoseni shokun tuaj pranë vendasve dhe bëni fotografi bashkë me të.

8. Duhet të ketë një objekt kryesor në çdo foto. Ju mund të kapni një fotografi në një rrugë të bukur me një objekt ngjitur ose duke dal në dëborë me një fqinj që doli jashtë për të pirë duhan mund ta nxirrni pa mendje.

9. Nëse është natë duhet të nxirrni një ndërtesë me flesh që të duket më bukur, ndërsa nëse nxirrni një person duhet të keni kujdes që mos dalin sytë e kuq.

LEXO DHE :  Ja cili është shteti më i shtrenjtë në Europë!

10. Natyrisht, mund të bëni fotografi të mrekullueshme në çdo kohë të ditës, por ka orë që i bëjnë fotot tuaja më të freskëta. Fotografët i quajnë “ora blu” dhe “ora e artë”, informon dritare.net

11. Ora blu është një orë para lindjes së diellit dhe një orë pas perëndimit të diellit. Sytë e njeriut nuk shohin ndonjë gjë të veçantë për këtë dritë, vetëm pak muzg i shurdhër. Por kamerat e fotografive shohin gjërat ndryshe dhe fotot dalin shumë të bukura.

12. Ora e artë është një orë pas lindjes së diellit dhe një orë para perëndimit të diellit. Në këtë kohë, dielli është shumë i ulët mbi horizont, dhe kjo bën që çdo gjë të dalë si një mrekulli.

13. Shikoni afër pellgjeve ose detit. Ju mund t’i përdorni ato për të bërë foto shumë interesante duke përdorur reflektimet e ndërtesave dhe natyrës. Mos kini frikë të uleni dhe ta vendosni kamerën shumë afër ujit.

14. Për të nxjerr një foto profesionale duhet të kemi shumë kujdes me dritën e diellit që na bie në sy. Fotoja duhet të ketë një pozicion të saktë.

15. Shpesh herë duhet të prisni: Prisni derisa disa turistë të largohen nga zona juaj. Mos kini frikë të kaloni kohë duke kërkuar një ide për një foto sa më të bukur. Është me të vërtetë e vlefshme.

16. Disa njerëz duan të bëjnë fotot e tyre më të ndritshme, kështu që përdorin filtra të ndryshëm. Megjithatë, këto e bëjnë foton shumë artificiale. Bëni foton tuaj të duket realiste.

17. Mos i nënvlerësoni mjetet e redaktimit të fotove, pasi ato me të vërtetë mund të bëjnë një foto më interesante. Dhe nëse Photoshop duket shumë e komplikuar, mund të përdorni Adobe Lightroom. Është e mrekullueshme për redaktimin e shpejtë të fotove, dhe është me të vërtetë intuitive.

18. Një tjetër tip i dobishëm: pasi të keni përfunduar redaktimin e fotos tuaj dhe jeni gati për ta ruajtur, zvogëloni intensitetin e të gjitha efekteve tuaja me 30%. Kjo do ta bëjë foton tuaj më të natyrshme.

Së fundi, këtu janë 2 foto të të njëjtit vend në Norvegji. Cili është dallimi mes fotove?  Epo, nuk janë çmimet e kamerës. Para së gjithash, fotografi kaloi pak kohë duke ecur dhe më në fund gjeti këndin e duhur,  ju mund të shihni malet në distancë, shkëmbin që është më afër dhe disa shtëpi. Shkëmbi është objekti kryesor i fotos, dhe pjesa tjetër ishte vetëm sfondi. Ai priti që dielli të ndriçonte objektin kryesor, dhe e përfundoi duke e bërë foton të ndritshme dhe të bukur.

Tani ajo që duhet të bëni është praktika. Sa më shumë foto të nxirrni, aq më mirë./përshtati Desina Myrtollari-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.