18 arsye për të mos vizituar kurrë Australinë
Dritare.net
Nuk mund ta mohojmë se qytetet e Australisë ofrojnë shumë për udhëtarët që mbërrijnë aty, por sidoqoftë dritare.net do t’ju tregojë aspekte tjera të këtij vendi nëpërmjet 18 arsyeve kryesore.
1. Dhelpra fluturuese
Australia është shtëpia e dhelprave fluturuese me koke gri të cilat janë në 3 lloje. Ata shpërndajnë shkopinj kur fluturojnë dhe viruset që mbajnë mund të shpërndahen te njerëzit dhe shkaktojnë vdekje.
2. Pitonët e mëdha
Australia është gjithashtu shtëpia e një numri të mirë të gjarpërinjve të llojeve të ndryshme, nëse jeni ende të tmerruar me dhelprat fluturuese, le të themi se këto piton janë aq të mëdhenj sa mund t'i hanë dhe dhelprat.
3. Pitoni duke tërhequr një kangur të vogël
Pitonët në Australi janë jo vetëm të mëdha, por edhe të fuqishëm sa të tërheqin një kafshë. Kanguri i vogël është më e pakta që një piton mund të tërheqë.
4. Krokodilët e mëdhenj
Krokodilët e mëdhenj mund të shihen duke ecur në trotuaret e qytetit ,në rast të përmbytjeve ose reshjeve të mëdha. Kur themi krokodilët e mëdhenj, dritare.net do të thotë të vërtetë e madhe si ky krokodil me 6 këmbë që shihni në foto.
5. Krimbat e tokës
Ky lloj krimbi gjendet në Australi dhe mendohet të jetë mesatarisht 3 metra i gjatë. Kjo gjatësi është mjaft e madhe për një krimb dhe të frikëson.
6. Qëndroni larg zogjve të Australisë
E pra, edhe zogjtë australian mund të jenë gjithashtu të rrezikshëm. Cassowary, një zog i cili nuk është në gjendje të fluturojë, është i njohur për shkelmimin e njerëzve dhe kafshëve të tjera.
7. Gaforret australiane
Gaforret në Australi janë shumë të fuqishëm, edhe pse ato jo helmuese, ato mund të shkaktojnë dhimbje të rënda nëse iu pickojnë. Pra, nëse nuk doni të kapeni nga këto gaforre të fuqishme dhe nuk doni të ndjeni dhimbjen, mos e vizitoni Australinë.
8. Peshkaqenët e Australisë
Peshkaqenët e Australisë janë shumë të rrezikshëm, dhe nëse iu vjen shansi për të ngrënë, ata nuk e humbin mundësinë. Prania e tyre në det, shkakton panik.
9. Qeni që ha peshkaqen
Peshkaqenët që janë të dëmshëm për të tjerët i hanë qentë e egër që gjenden në Australi. Është një lloj qeni që më shumë i ngjan një ujkut sesa qenit. Dritare.net ju sugjeron të shmangni udhëtimin në Australi, sepse mund t’ju ndodh të ndesheni me një qen ujk.
10. Merimanga pafund
Merimanga më helmuese në të gjithë botën gjendet në Australi. Jo vetëm janë të mërzitshme, por edhe të dëmshme për shkak të helmeve të tyre. Dhe problemi më i madh, janë të shumtë në numër.
11. Gjarpërinjtë në shtëpi
Në Australi, gjarpërinjtë nuk ndodhen vetëm në shkretëtira, por edhe në shtëpi , sidomos në tualet. Dashurojeni Australinë nga larg, sepse nga afër është mirë të mos e vizitoni.
12. Peshku i gurëve mund të jetë shumë i dëmshëm
Peshku gurë nuk është aspak tërheqës , sepse ngjan si një gur. Për faktin se ngjan si gur, ju padashur mund ta prekni me këmbë. Por a e dini se ata janë helmues dhe shkak i tyre mund të paralizoheni.
13. Relaksi në plazhe
Nëse mendoni se do kaloni kohë të mrekullueshme në plazhet e Australisë, e keni gabim. Plazhet janë të mbushura plot me njerëz dhe harrojeni relaksimin.
14. Jo aq kangur miqësor
Epo, jini të kujdesshëm ndaj këtyre kangurëve, sepse mund të dhunoheni prej tyre. Kangurët janë të mëdhenj dhe të fuqishëm, kështu që nëse inatosen, ju s’keni shpëtim.
15. Luajtja e lojës golf
Nëse mendoni se golfi është një lojë që duhet luajtur kur shkoni në Australi, dritare.net ju sugjeron ta mendoni dhe njëherë, sepse mund të përballeni me një situatë të frikshme. Ju paralajmërojmë se gjarpërinjtë ndodhen kudo, kontrollojini gropat e golfit para se të filloni lojën.
16. Pazar në Australi
Vajtja në pazar është një zbavitje, por në Australi duhet pasur kujdes. Sepse ndonjë gjarpër mund të ndodhet aty duke provuar rroba sikurse ju.
17. Temperatura shumë të larta
Australia është kaq e nxehtë që ju mund të bëni omëletë në rrugë. Vetëm imagjinoni sa mund të shijoni në nxehtësinë e Australisë, dhe ne jemi të sigurt që ju do anuloni udhëtimin tuaj atje.
18. Edhe breshri mund t'ju lëndojë
Mos harroni nëse ju zë në një stuhi breshëri, sigurohuni që të hyni në një ndërtesë ose në ndonjë ambient, sepse breshëri i Australisë është një shkëmb solid dhe është e barabartë me madhësinë e një topi bilardoje. Imagjinoni sikur t’u bie në kokë çfarë dhimbje do ndjeni./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net