14 vite burg për Shullazin, avokati: Fatkeqësi, gjykata nën presion
E Martë 13 Nëntor 2018, 18:06
Dritare.net
Në lidhje me këtë dënim ka reaguar edhe avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, i cili është shprehur se ky vendim është një fatkeqësi, tha se akuzat në fjalë ishin të stisura.
“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsiderojne një konflikt të pastër civil, si nje veper penale. Akuzat janë të stisura”, -tha Meçe./ I.M-Dritare.net