14 këshilla pastrimi që do ju lehtësojnë jetën
Dritare.net
Dritare.net ka gjetur 16 këshilla të lehta që do ju ndihmojnë shumë për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe të rregullt.
Këpucë të pista
Një mbajtëse këpucësh është zgjidhja perfekte, për sistemimin e shtëpisë. Që të duket akoma më mirë mund edhe ta dekoroni vetë me motive që ju pëlqejnë.
Sapuni duhet kudo
Mos harxho kohën më sapun të ngurtë, sapuni i lëngshëm të shkurton shumë kohë.
Kremi i rrojes mund të heqë njollat
Nga pakujdesia na ndodh që rrobat të na marrin njolla. Mos u shqetësoni, me një furçë dhëmbësh që nuk e përdorni më dhe me pak krem rroje aplikoni te njolla dhe gjithçka do zhduket.
Shtrat për kafshët
Mbulojeni shtratin e kafshës suaj me një batanije dhe do jetë e butë si të ishe në krevat. Ndryshoni btanijet dy herë në javë dhe shtrati do jetë gjithmonë i pastër.
Flokët e kafshëve
Një pastruese xhamash është perfekte për të mbledhur flokët në tapet.
Një rul universal
Një rul i ngjeshur punon mirë në të gjitha sipërfaqet duke hequr pluhurin dhe grimcat e tjera. Dhe, nuk do të keni nevojë të pastroni sipërfaqet e lagura.
Si të pastroni tualetin për 10 minuta
Pastrimi i një tualeti të pistë të merrte shumë kohë ta pastroje. Por ne do ju mësojmë një mënyrë të thjeshtë që s’do ju marrë më shumë se 10 minuta. Do t'ju duhet një furçë tualeti, sode buke dhe uthull. Hidhi një gotë uthull në tas të tualetit dhe lini atë të ulet për një minutë. Shtoni rreth 1 filxhan sode buke dhe pastaj shtoni një tjetër gotë me uthull. Përzierja duhet të krijojë një zgjidhje me flluska. Pastaj lini atë për rreth 5 minuta dhe pastroni tualetin me një furçë tualeti.
Frigorifer përgjithmonë i pastër
Ju mund të mbuloni raftet e frigoriferit me bazë plastike dhe i ndryshoni kur ata të bëhen pis. Nuk do lodheni dhe frigoriferi do jetë më i pastër.
Pjekja e peshkut pa yndyrë
Ju mund ta mbuloni mishin me letër alumini dhe ta hiqni atë pasi të jetë pjekur. Do shikoni që do jetë pjekja e përsosur që ju kërkonit.
Gatime të shpejta
Vendos një tortilla të hollë në një pjatë. Pastaj vendosni ushqimet e tjera që doni të hani, dhe të jeni të sigurt që ka për t’ju shijuar shumë.
Të gjitha në një vend
Vendoseni gjithçka në një enë plastike dhe merrni me vete ndërsa pastroni, kështu që nuk do të keni pse t’i merrni një nga një produktet e pastrimit. Na besoni do ju kursejë shumë kohë.
Pastroni në pak minuta dritaret
Dritaret zakonisht janë pjesët më të vështira për tu pastruar, dhe për pasojë na marrin shumë kohë. Por ne do ju mësojmë një mënyrë shuam të lehtë që mos mundoheni shumë.
Vendosni 1 lugë niseshte në 400 ml ujë, aplikojeni në dritare dhe pastaj thjeshtë fshini me një leckë të lagur.
Pasqyra me shkëlqim
Përdorni gjysmën e një patateje për të pastruar të gjitha pasqyrat. Fërkoni sipërfaqen e pasqyrës me një patate pastaj fshijeni dhe me një leckë të thatë. Do shikoni që pasqyra do të ndriçojë.
Të hekurosësh
Të merr kohë e ke bezdi apo nuk dëshiron të hekurosësh? Ja zgjidhja që do ju ndihmojë për mos u lodhur shumë.
Vendosni letër alumini poshtë copës mbi të cilën hekurosni dhe kështu nuk keni nevojë ta hekurosni bluzën edhe nga na tjetër./A.C/dritare.net