10 zakonet më të çuditshme të Kinës, që do ju shokojnë

Me një popullsi shumë të lartë dhe si një vend me histori bindëse të filozofisë dhe perandorisë, shumë njerëz pajtohen me faktin që Kina është një vend vërtet interesant. Asht sikurse ka gjëra interesante, ka dhe gjëra të çuditshme, që do ju shokojnë.

Dritare.net ju sjell disa prej tyre.

1. Ndodhin martesa mes të vdekurve dhe të gjallëve

Për ne mund të tingëllojë shumë e çuditshme, por në zonat rurale të Kinës, është shumë normale që të ketë martesa mes të vdekurve dhe të gjallëve. Kjo ndodh për disa arsye. Për shembull, nëse një djalë është i fejuar dhe i vdes e fejuara, ai duhet të martohet me të, pavarësisht faktit se ajo është e vdekur.

2. Këmbët e lidhura konsiderohen si shenjë e bukurisë

Praktika e këmbëve të lidhura është shumë e vjetër në Kinë. Ata i lidhin fort këmbët me garza, për të veshur këpucë të vogla. në mënyrë të pashmangshme, kjo praktikë çoi në deformimin e këmbëve të tyre. Nëse ne e quajmë deformim, ata e quajnë bukuri.

3. Disa ashensorë nuk kanë numrin 4

Neve mbase nuk na pëlqen ky fakt, por numri 4 në Kinë, konsiderohet i pafat, sepse i ngjan fjalës vdekje.  Prandaj ata mundohen gjithmonë të shmangin numrin 4.

4. E bardha është ngjyrë zie

Është e çuditshme për ne, sepse ne veshje zie kemi të zezën, por në Kinë është e bardha. Kjo përfshin veshjet e funeralit, mysafirët, të vdekurin, lulet dhe gjithçka tjetër.

5. Zarfet e kuq janë dhuratë popullore

për festa të ndryshme, zarfet e kuq me para brenda, janë shumë popullorë si dhuratë. Kjo praktikë është shumë e vjetër, dhe cilësohet si shenjë e fatit të mirë, që shmang shpirtrat e këqij.

LEXO DHE :  Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson vendin/Rama: Turistët të kënaqur me shërbimin në Shqipëri

6. Duhet të ofroni dy herë një gjë

Nëse po i ofroni dikujt komplimente apo dhe një çaj, duhet ta bëni dy herë. Herën e parë do refuzojë si shenjë respekti dhe përulësie. pra, nëse dikush ju ofron një dhuratë në Kinë, jini të përgatitur për ta refuzuar me edukatë disa herë. Do dukeni më pak i etur dhe lakmitar, kjo do iu jap pikë juve.

7. Qentë janë simbol i statusit

Ky fakt duket i çuditshëm kur njeh historinë e Kinës, të konsumit të mishit të qenve. Por qeni në kinë është dhe si simbol i statusit midis familjeve të mesme dhe atyre në zhvillim.

8. Uji i valuar është ujë i pijshëm

Në botën perëndimore tani ka filluar të pihet ujë i valuar, duke e kombinuar me limon, por në Kinë kjo praktikë është shuam e hershme. Ata e pinë për të qenë të shëndetshëm dhe për të mbajtur larg sëmundjet. Nëse shkon në restorant, ata do të sjellin ujë të nxehtë dhe jo të ftohtë me copa akulli, siç ndodh këtu.

9. Maskat kanë një kuptim

Ngjyrat e zbehta janë shumë popullore në Kinë. Pra nuk është një çudi të shihni njerëz me maska në plazh, dhe në diell. Gratë sidomos e përdorin shumë, sepse mbrojnë fytyrën nga dielli.

10 Ndarja e dardhave është e ndaluar

Është një veprim i sjellshëm të ndash ushqimin me të tjerët, por ndarja e dardhës në Kinë është e ndaluar. Në Kinë po ndave dardhën, duket sikur do ndahesh me atë person që i ofron pjesë nga fruti. Pra duket si shenjë e keqe, sikur marrëdhënies me një person, po i vjen fundi./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.