Ja 10 sekrete vajzash, që të dukesh më e bukura e plazhit!

Tani është verë edhe të gjithë vrapojnë plazheve për t’u freskuar edhe relaksuar. Megjithatë, përgatitja për sezonin e plazhit fillon në kohra të ndryshme, për njerëz të ndryshëm.  Shumë njerëz për t’u dukur sa më perfektë në plazh, shkojnë në palestër, disa të tjerë iu nënshtrohen dietave strikt, për të hequr ato kilet e tepërta.

Ndërkohë, dritare.net sjell për ju disa mënyra të thjeshta, se si të dukeni sexy dhe në mënyrë perfekte në plazh, pa pasur nevojë për dieta strikte, apo palestër. Mos i humbisni!

  • E rëndësishme është ngjyra dhe printimi i veshjes së plazhit

Një ngjyrë e zgjedhur saktë, mund të balancojë linjat tuaja. Ngjyrat e errëta mund t’i përdorni, për zonat ku ju keni kile të tepërta dhe doni t’i fshihni. Ndërsa ngjyrat e shndritshme, për zonat ku doni të dukeni me forma më të mëdha, sugjeron dritare.net

  • Shalle dekorativë

Shallet në plazh zakonisht përdoren për të fshehur zonat që shumë personave nuk iu pëlqejnë. Dritare.net ju sugjeron të zgjidhni shallin e duhur. Janë disa mënyra për të vendosur shallin, që e bëjnë trupin tuaj të duket më perfekt. Vajzat e gjata duhet ta vendosin shallin pak më lart belit, ndërsa ato të shkurtrat duhet ta lidhin te ijet.

  • Aksesorët

Detajet e vogla mund të largojnë vëmendjen nga papërsosmëritë. Këto aksesorë mund të jenë gjithçka, si: një çantë plazhi e ndritshme, një gjerdan, ose syze dielli me dizajne dhe ngjyra të bukura.  Megjithatë, gjithmonë duhet të mbani mend se, shumë gjëra të mira zakonisht janë një gjë e keqe. Një çift i aksesorëve duhet të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin dhe për të harmonizuar të gjithë veshjen tuaj.

Gjithashtu, një kapelë do të ndihmojë për të fshehur një ditë flokësh jo aq të përsosur. Mund të jetë mjaft e dobishme pas një dite të gjatë në det.

  • Stili i rroba banjave

Ju duhet të zgjidhni veshjen perfekte në plazh, pa pasur  sikletin nëse jeni të shëndosha apo të dobëta.

Që ta dini mirë, prerjet vertikale në rroba banjat tuaja, ju bëjnë ju të dukeni më të gjata. Të shkurtrat e bikinit, i bëjnë këmbët tuaja më të gjata.

LEXO DHE :  Krimi në Durrës/ Gruaja e vrarë ishte me urdhër mbrojtje

Dhe prerjet e rrumbullakëta dhe në formë V-je i bëjnë supet tuaja të duken më të ngushta. Dritare.net ju sugjeron të zgjidhni veshjen më të përshtatshme për ju, pavarësisht peshës apo formave trupore.

  • Përdorni sprajin e duhur

Ngjyra e zbehtë e lëkurës suaj në plazh, mund edhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve që ju rrethojnë. Dritare.net ju sugjeron të përdorni një spraj, që do t’i japë lëkurës suaj më shumë ngjyrë dhe shkëlqim.

  • Qëndrimi juaj thotë më shumë për ju

Kur ju rrini të kërrusura, do të dukeni keq në sytë  e të tjerëve. Ngrini supet lart dhe qëndroni drejt, ky qëndrim do t’ju bëjë të dukeni më seksi dhe plot perfeksion.

  • Bëni kujdes me ushqimin, barku juaj i hollë mund të fryhet

Po. Sigurisht që edhe me ushqimin duhet të bëni kujdes. Ju nuk doni të dukeni të fryra, si tullumbace, apo jo? Po, edhe unë kështu mendoj. Ju duhet të bëni shumë kujdes në atë se çfarë hani.  Ju duhet të shmangni ushqime që shkaktojnë fryrje. Ushqime të tilla si: bizele, lakra, misër, salsiçe, si dhe pije të gazuara dhe kokteje të akullta me shurup frutash, shkaktojnë shumë fryrje.

  • Peshqiri

Edhe peshqiri që po përdorni në plazh për të marrë rreze, mund t’ju bëjë të dukeni më bukur dhe sexy. Për t’u dukur më mirë, ju duhet të merrni një peshqir, të gjatë edhe të gjerë, sugjeron dritare.net

  • Epo edhe shapkat duhen, apo jo?

Janë një aksesor i rëndësishëm dhe elementi që ju bën të jeni më perfektë dhe të bukur.  Është mirë të shmangi  shapkat me lule. Vishni shapka me gisht, sipas ngjyrës që dëshironi dhe do të dukeni super në formë.

  • Zgjidhni këndin e saktë dhe filtrat e duhura për foto

Po sigurisht! Nuk ka plazh pa foto. Sapo shkoni në plazh ju doni t’i shpërndani në rrjete sociale fotot me miqtë tuaj, për t’u treguar atyre se çfarë po bëni. Po ne ju sugjerojmë ju foton perfekte.

Ne ju tregojmë edhe sekretin e vipave. Thjesht zgjedhin këndin e duhur dhe filtrat e duhura./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.