10 mënyra të lehta, për të humbur peshë

Shumë njerëz luftojnë për të humbur peshë duke u sforcuar me dieta të mërzitshme dhe ushtrime të pafundme fizike. Sot, dritare.net ju tregon disa  mënyra më të lehta për të humbur peshë.

1. Krijoni një regjim të shëndetshëm të pirjes së ujit

Është e rëndësishme që të keni një regjim në mënyrën sesi e pini ujin gjatë një dite. Një regjim i saktë do ishte; 2 gota ujë me limon në mëngjes, një gotë para dreke, që do ndihmojë për tretjen e ushqimit, pasdite pini përsëri dhe sigurisht një gotë duhet ta pini në darkë.

2. Nuhatni mollë jeshile ose banane, para ushqimit

Duket qesharake, por duke nuhatur aromën e mollës apo bananes,  para ushqimi, stomaku juaj nuk do ndjejë shumë uri, kështu do hani më pak.

3. Ndizni një qiri me aromë vanilje në darkë

Edhe kjo mund të duket qesharake, por në bazë të një studimi, aroma e vaniljen bën mrekulli për dobësim.  Aroma e vaniljes aktivizon reaksione kimike në tru që të heqin ndjenjën e urisë.

4. Bëni foto ushqimit

Kur ju i bëni ushqimit foto, arrini të shikoni në detaje ushqimin dhe kështu mendoni më mirë se çfarë po hani.  Nëse shikoni që ushqimi nuk është i shëndetshëm, ju do hiqni dorë prej tij.

5. Blini enë ngjyrë blu

Nëse e rrethoni veten me ngjyra blu, ju do ndihmoni trupin të humbë peshë. Sipas studimeve të fundit, ngjyra blu është një pengues i oreksit.

LEXO DHE :  Detajet tronditëse/ Vajza e cila u tentua të përdhunohej në Durrës e sëmurë rëndë, u operua pak kohë më parë

6. Vezë në mëngjes, ushqime pikante në drekë

Është vërtetuar gjithmonë se ngrënia e vezës në mëngjes, ndihmon në humbjen e peshës. Kombinimi i saj me një ushqim pikant në drekë, do ndihmojë në forcimin e metabolizmit, dhe ju do keni mundësi të dobësoheni.

7. Mendoni për sfidat që mund t’ju dobësojnë

Nëse nuk mund të kryeni ushtrime fizike sfiduese, mendoni për gjëra më të thjeshta. Për shembull, një vrap i lehtë çdo mëngjes, apo çdo mbrëmje, do ju ndihmojë shumë në humbjen e peshës.

8. Fjetja në një dhomë të ftohtë

Po, mund të humbisni peshë edhe duke fjetur. Nëse dhoma juaj është e ftohtë, trupi do të prodhojë më shumë nxehtësi për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë trupi djeg dhe kaloritë.

9. Përtypuni ngadalë dhe siç duhet

Është e vërtetur shkencërisht, që nëse hani ngadalë dhe si duhet do humbni peshë më lehtë. Kjo për faktin që përtypja e ngadaltë do ju ngopë më shpejt. Një vakt ideal zgjat 20 minuta.

10. Pini një gotë verë çdo ditë

Një studim tregon që nëse pini një gotë verë në ditë, shanset për t’u dobësuar janë më të madha. Kujdes! Mund të ndodh e kundërta nëse pini më shumë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.