10 lloje arredimi të shtëpisë që duhet t’i harroni

Ne jemi mësuar zakonisht të blejmë tavolina dhe karrige të kombinuara me njëra-tjetrën ose nga i njëjti koleksion. Në rast se marrim një krevat ai vjen si set. Po tashmë ju mund t’i harroni të gjitha këto steriotipe. Dritare.net, do t’ju tregojë, se cilat rregulla mund të thyeni.

 Të kombinojmë divanet me kolltukët

Shumë njerëz janë mësuar me idenë se orenditë e tyre të shtëpisë duhet të blihen patjetër në set: divanet dhe kolltukët duhet të jenë të njëjtë. Po ju nuk duhet t’i zbatoni më këto rregulla. Mund të blini divanë totalisht të ndryshëm nga kolltukët. Rëndësi ka që këto sende të kombinohen me diçka tjetër në shtëpinë tuaj.

Orenditë e dhomës së gjumit

Nuk keni pse të blini një dhomë gjumi në set. Mund të jetoni edhe pa këtë. Në vend të komodinave tipike mund të blini disa tavolinë atë vogla.

Muret e bardha

Po muret e dhomës tuaj mund të jenë të bardha dhe të mos duken si spital, për sa kohë ju nuk vendosni shumë orendi të bardha në dhomë.

Mobilie përgjatë mureve

Ky opinion është shumë popullor sepse njerëzit mendojnë se kjo u jep atyre më shumë hapësirë të lirë. Epo, po, nëse dhoma është e vogël dhe nuk ka mundësi të tjera. Megjithatë, nëse është mjaft e madhe, mund ta harrosh lehtë këtë stereotip.

 Pllakat klasike në banjë

LEXO DHE :  Parashikimi i motit për sot!

Tani ka shumë mënyra për të dekoruar banjën tuaj, kështu që më në fund mund t’i thuash jo pllakave klasike. Ju mund të provoni pllaka që duken si guri, betoni, apo edhe druri.

Kombinimi i tavolinës dhe karigeve

Ju mund ta bëni më të larmishme kuzhinën nëse blini një tavolinë dhe karige nga koleksione të ndryshme. Mos kini frikë të eksperimentoni.

Mobilie të mëdha

Raftet mëdha dhe mbështetëset e mëdha të divaneve nuk janë më popullore. Forma të thjeshta dhe madhësi të vogla sot janë më popullore. Kur zgjidhni mobilie, mbani mend një rregull: sa më e vogël është dhoma juaj, aq  më i vogël duhet të jetë kolltuku, divani dhe tavolina.

Një dhomë me ngjyra të ndezura për fëmijët

Dhoma e një fëmije mund të jetë e qetë pa ngjyra shumë të ndritshme. Në një dhomë të tillë, imagjinata e një fëmije mund të zhvillohet më mirë. Një dhomë e qetë mund të bëhet më interesante me lodra, postera dhe vizatime të ndryshme.

 Përdorimi i betonit

Ka shumë mënyra për të përdorur betonin në shtëpinë tuaj. Duket shumë mirë në një dizajn modern. Avantazhi i tij i madh është se është i qëndrueshëm ndaj ujit, kështu që mund ta përdorni edhe në banjë.

Perdet e rënda

Nëse dëshironi me të vërtetë, mund të bëni pa to. Dhomat e vogla do të duken edhe më të mëdha pa perde. V.D/Dritare.net/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.