10 këshilla si t’i mbroni fëmijët nga moti i ftohtë
Dritare.net
Moti i ftohtë dhe me borë mund të shkaktojë ngrica. Gjithmonë vishini trashë fëmijët tuaj, dhe sigurohuni koka, qafa, duart dhe këmbët të jenë të mbuluara. Fëmijët duhet të veshin më shumë rroba sesa të rriturit.
2. Vishini me rrobat e duhura
Sigurohuni që kur fëmijët të veshin kapuçin, shallin dhe dorashkat, t’ju rrinë fiks dhe jo të vogla. Kjo sepse ata nuk do ndihen ngrohtë, nëse nuk i kanë të duhurat.
3. Shmangni rreziqet
Edhe kur në rrugë nuk ka shumë makina, gjithmonë tregoni kujdes kur të kaloni, pasi mund të ketë akull në tokë, dhe makinat nuk frenojnë mirë.
4. Kontrolloni temperaturat
Para se të nxirrni fëmijët jashtë, sigurohuni që temperaturat t ë jenë optimale. Përndryshe, futini brenda, pavarësisht se ata do ju kundërshtojnë, pasi duan të luajnë në borë.
5. Përdorni krem dielli
Ekspozimi ndaj diellit të dimrit është i rrezikshëm, ndaj është e rëndësishme që të aplikoni krem në zonat e ekspozuara.
6. Tregoni kujdes rreth zjarrit
Zjarri është shuam komod në dimër, por mund të sjellë dhe rreziqe, sidomos te fëmijët e vegjël. Tregoni kujdes kur ndizni oxhakun, ose kur përdorni ngrohës elektrik. Sigurohuni që gjithçka të jetë jashtë zonës së rrezikut.
7. Pajisini me mjetet përkatëse, kur dalin jashtë
Nëse keni vendosur që të dilni me fëmijët shëtitje, apo të luani hokej në akull, sigurohuni që t’u vishni atyre helmetat, për të shmangur dëmtimet. Mësojini fëmijët të luajnë në aktivitete, të pajisur me mjete sigurie.
8. Kujdes me hundën e fëmijës
Fëmijët kanë një hundë delikate, dhe është e rëndësishme që të përdorni gjithmonë avull të posaçëm për hundët.
9. Mbani të hidratuar
Në dimër ajri është shumë i thatë dhe trupi humbet shumë shpejt ujin. Kujdesuni që fëmijët të pinë sasi të konsiderueshme uji në dimër, që të jeni të hidratuar.
10. Shihni për shenjat e rrezikut
Shenjat se fëmija ka ftohtë, është lëkura e errët. Nëse e shikoni që ata kanë ftohtë, sillini fëmijët brenda dhe lërini të qëndrojnë në ngrohtësinë e dhomës, jo te i nxehti. Nëse fëmija fillon dhe dridhet, lajmëroni ambulancën që të marrë mjekimin e nevojshëm./E.B-dritare.net