- Qëndroni pranë partnerit tuaj, kur merrni vendime të rëndësishme në jetë.
2. Ulni dritat, sepse kur është pak errësirë njerëzit ndihen më të qetë dhe më të lumtur.
3. Lidhni gjeneratat. Uluni me fëmijët tuja dhe shikoni foto të vjetra të familjes tuaj.
4. Ftoni më shpesh gjyshërit në shtëpi. Jo vetëm do ju kaloni mirë, por do ndiheni më pak të stresuar, sepse ajo do ju ndihmojë në shumë gjëra.
4.Në fund të ditës, gjithmonë luani lojën “i miri dhe i keqi”. Kështu do kuptoni çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë gabim fëmija juaj. Gjithashtu, lojërat sjellin lumturi.
5. Krijoni një diagramë të punëve tuaja, kështu ju nuk do jeni keq me kohën. Gjithashtu të jesh i planifikuar do të thotë të kesh më pak stres.
6. Mos rrini të ngurtë. Gjithmonë familjeve u nevojitet elasticitet në familje. Të gjithë duhet të jenë aktivë duke kontribuar në çdo gjë.
7. Bëni sport bashkë. Prindërit duhet të luajnë në oborrin e shtëpisë me fëmijët, gjithashtu ata duhet të bëjnë sport bashkë. Është një kohë cilësore e shpenzuar me fëmijët.
8. Shikoni njëri-tjetrin gjatë diskutimeve. Qëndrimi ballë për ballë me njëri-tjetrin nuk do ju bëjë të ndiheni superior apo inferior gjatë bisedës.
9. Mos rrotulloni sytë. Studimet kanë treguar se kur njerëzit bëjnë veprime injoruese, lumturia e tyre zgjat pak. Prandaj kushtojini rëndësi kuaj këshille.
10. Shmangni diskutimet nga ora 18:00-20:00, sepse janë dy orët më stresuese të ditës dhe mund t’ju hapin probleme të mëdha, nëse filloni të diskutoni për gjëra të rëndësishme./E.B-dritare.net