Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 gjëra të thjeshta që mund të bëni për të jetuar më mirë!

10 gjëra të thjeshta që mund të bëni për të

Pas Vitit të Ri shkruat një letër ku thoshit se do të hanit shëndetshëm, do të ushtroheshit më shumë dhe stresoheshit më pak? Dhe neve e kemi bërë. Por tani është koha që të ndryshojmë disa zakone. Dritare.net ka sjellë për ju 10 truke që do t’ju bëjnë të shëndetshëm.

  • Ndaloni pirjen e duhanit duke nuhatur mente. I keni shumë qejf çokollatat, ushqimet e thata, sufllaqet, apo hamburgerët? Epo ato ju bëjnë të pashëndetshëm. Dhe duhani akoma më shumë. Nëse nuk i rezistoni dot këtyre ushqimeve, e dini çfarë duhet të bëni? Sa herë ndiheni të uritur pini një filxhan çaj menteje ose thjesht lani dhëmbët.
  • Nuk rrini dot pa hyrë pak në Facebook, Instagram, apo Youtube? Ne rrimë 24/7 para telefonit dhe kjo është e dëmshme për shëndetin tonë. Por çfarë të bëjmë? Kthejeni ekranin e telefonit në ngjyrë bardhë e zi, pasi ka një ndikim të madh te truri dhe është më pak tërheqës.

  • I jepni fund stresit, përmes terapisë së ujit të ftohtë. Ata që ndihen të stresuar shpeshherë, mjekët sugjerojnë që të shkojnë për not, të bëjnë një dush, ose të fusin kokën në ujë të ftohtë, sepse ju qetëson trurin.

  • Ose shkoni në natyrë. Tani që është ftohtë, vishni çizmet, xhupin dhe shallin e dilni për një xhiro në park. Pemët lëshojnë kimikate nga fitoncidet dhe një grup shkencëtarësh mendojnë se këto kimikate në të vërtetë mund të forcojnë sistemin tonë imunitar. Gjithashtu, hormoni i stresit, ulet me 15% kur dilni në natyrë. Kjo është një mënyrë e mirë për të ulur stresin dhe hequr dorë nga telefoni, shkruan dritare.net

  • Që të keni një zorrë të shëndetshme, duhet të pini një pije të çuditshme, që quhet Kombucha (pije e thartë, e fermentuar). Hiqni dorë nga ushqimet e thata, të fast-food-eve, apo ato të pashëndetshme. Zëvendësojini me kimichi, ushqime të kripura, turshi, si lakër, apo domate e kastravecë. Ose kombucha, pije të tharta, pak alkoolike, çaj jeshil ose i zi.
  • Lëvizni çdo ditë. Sa më shumë të rrini ulur, apo më shumë rritet rreziku për të shtuar peshë, apo për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, apo kanceri. Bëni mirë të ecni të paktën çdo ditë nga dy orë, këshillon dritare.net

  • Dëshironi të jeni më të lumtur me trupin tuaj? Atëherë merrni një laps dhe një letër. Njerëzit që kanë një mendim jo pozitiv për trupin e tyre, sipas studimeve ata mund të përfitojnë nga ekspozimi i një trupi të zhveshur. Ideja është që, nëse ju vizatoni një trup të zhveshur, sidoqoftë ai, i shëndoshë apo i dobët, me apo pa mangësi, do t’ju bëjë të pranoni trupin tuaj ashtu siç e keni.

  • Nëse doni të jeni të shëndetshëm bëni ca ushtrime në shtëpi, që do t’ju bëjnë të fortë.
  • Ulni dhimbjen e trurit, trupit, duke kënduar. Na besoni është më efektive se qetësueset. Këndimi rrit shëndetin mendor, ndihmon sistemin imunitar dhe zvogëlon stresin.

  • Lërini fëmijët të luajnë me ushqimin. Për ju mund të mos jetë sjellje e mirë në tryezë, por sipas studimeve, kur ata luajnë me ushqimin, pa pasur presion për ta ngrënë, më pas hëngrën dy herë më shumë fruta dhe perime se zakonisht. Kur ai luan me ushqimin, pa pasur presion mësohet me pamjen, erën dhe formën e ushqimit, dhe këtu ai kupton që nuk është i keq dhe mund ta hajë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net