1 cm rrugë 2 mijë euro, Rama i kundërpërgjigjet Bashës: 7X7=42 është lule
E Diel 25 Nëntor 2018, 20:08
Dritare.net
Rama e ka ironizuar kreun e PD, duke shkruar në Twitter shifrat e tij dhe thotë se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e Unazës shkon 400 milion euro.
Rama thotë se gafa e fundit e Bashës me shifrat është më e rëndë se ajo në parlament kur tha se 7×7 bëjnë 42.
Statusi i plotë i Ramës:
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €?Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £? Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €? Eh Artist Artist?/A.C/dritare.net
Desktop - ArticleEnd - 1