1.15 miliardë eurot e mbledhura në konferencën e donatorëve, Meta: Uroj të shkojnë aty ku duhet!
E Hënë 17 Shkurt 2020, 21:09
Dritare.net
“Duartrokas këtë nismë dhe shpresoj që këto para të shkojnë aty ku duhet dhe të kalohet sa më shpejt fatkeqësia e tërmetit. Por të mos harrojmë që të gjithë vendet veçanërisht SHBA u ka bërë thirrje për transparencë me këto fonde”, tha Meta.
“A është pak kontradiktore fakti që ju thoni se kjo qeveri po bën grusht shteti dhe nga ana tjetër duartrokisni për Konferencën e Donatorëve?”- e pyeti Andi Bushati.
“Shikoni, ka edhe vende të tjera, vende diktatoriale që marrin kredi nga Banka Botërore. Unë duartrokas këtë nismë dhe falenderoj çdo vend që ka dhënë për popullin shqiptar, shpresoj që paratë të shkojnë aty ku duhet”, tha Meta./ I.M-Dritare.net
Desktop - ArticleEnd - 1