I ftuar në “Studio e Hapur” gazetari Arian Ҫani, ka deklaruar se qeveritë bien kur ambasadat i vënë kryqin.
Ҫani më tek ka këshilluar edhe liderin e PD, Lulzim Basha që të punojë me ambasadorët e vendeve të huaja në vendin tonë, nëse do që ta rrëzojë këtë qeveri.
“Qeveritë bien këtu kur amerikanët vënë kryqin, unë nuk shoh ndonjë kryq që amerikanët të kenë vënë deri më tani për këtë qeveri. Unë them se Lul Basha, që të thërrasë njerëz për protesta duhet të punojë fortë me amerikanët…”, -tha Çani./ I.M-Dritare.net