Zyrtarja e lartë ruse: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në NATO cenon sigurinë
E Hënë 23 Prill 2018, 21:09
Dritare.net
Deputetja ruse ka veçuar rastin e Malit të Zi dhe Maqedonisë.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.
Maqedonia gjithashtu po tenton të bëjë “të njëjtin eksperimet të rrezikshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se “një hap i tillë çon drejt destabilizimit të situatës në rajon. Minon sistemin dhe sigurinë e Evropës”, ka thënë Matviyenko./ I.M-Dritare.net