Zyrtari rus: Presioni me dollarin amerikan, do të krijojë një valutë të re   

 

Anatoly Aksakov, kreu i Komitetit të Tregut Financiar të Dumës, krahu i ulët i Parlamentit të Rusisë, tha se përdorimi i dollarit amerikan si një mjet presioni e shtypjeje do të çonte në formimin e një valute të re globale.

Në një deklaratë për agjensinë turke Anadolu Agency, Aksakov, është shprehur se presioni për përdorimin e dollarit amerikan do të rezultojë me refuzimin e dollarit në pagesat ndërkombëtare.

 

Dollari statusin si “njësi monetare botërore” e ka fituar në vitin 1944 dhe në atë periudhë njësitë monetare kombëtare të shumë vendeve u zhvlerësuan teksa dollari mbeti i qëndrueshëm, tha Aksakov duke shtuar se kjo shkaktoi që të bëheshin më shumë pagesa me dollarë, ku dhe në këtë mënyrë dollari filloi të ishte aktiv në proceset ndërkombëtare.

 

Aksakov ka theksuar se vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) kanë diskutuar për mundësinë e valutës së re për pagesat mes tyre. Duke vënë theksin se është një mundësi e mirë formimi i një valute të re për BRICS, Aksakov ka tërhequr vëmendjen se vendet e BRICS përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës dhe 30 për qind të industrisë botërore.

LEXO DHE :  5 këshilla të thjeshta për të humbur peshë

 

“Procesi i krijimit të një valute alternative botërore mund të përfundojë brenda 5 viteve. Kjo është e lidhur me Ëashingtonin. Nëse SHBA ushtron më shumë presion mbi përdorimin e dollarit, vendet e tjera kanë më shumë gjasa të kundërshtojnë duke bërë pagesat në dollarë”, tha Aksakov.

 

Që nga tani shumë vende kanë nisur të refuzojnë dollarin, ka thekuar Aksakov, duke shtuar se Kina në shit-blerjet e naftës ka nisur të përdorë valutën Juan në vend të dollarit, Turqia ka tërhequr rezervat e floririt nga SHBA-ja dhe Rusia ka pakësuar investimet në asetet amerikane.

 

“Dollari do të humbasë rëndësinë e tij kur të shfaqet një valutë e re botërore si një alternativë ndaj dollarit. Pra, në këtë mënyrë ndikimi i Shteteve të Bashkuara në botë do të zhduket”, tha Aksakov./AA/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.