Zyrtarë të policisë të përfshirë në vrasjen e Sukthit?
Dritare.net
Hoxha ka thënë se ka dyshime se në këtë vrasje është i përfshirë një zyrtar policie që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili prej disa ditësh nuk është paraqitur në detyrë, shkruan BalkanWeb.
Megjithatë gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij do të dëmtoheshin hetimet.
“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute.
Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë.
Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë.
Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet.Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë,” tregoi Hoxha.