Zyrtare: Juventusi vjen me një deklaratë për transferimin e mundshëm të Ronaldos

Juventusi ka postuar një deklaratë pasi lajmet për transferimin e Cristiano Ronaldos në klubin e tyre nuk po ndalen. Klubi nga Serie A, Juventus raportohet se ka arritur marrëveshje me Cristiano Ronaldon dhe lojtari do të zyrtarizohet gjatë javës, shkruan dritare.net

Juventusi me anë të një deklarata sqaron se nuk ka ende asgjë zyrtare dhe klubi po shqyrton mundësi të ndryshme.

LEXO DHE :  Historia tronditëse/ Më masakruan për vëllanë. Do iki nga Shqipëria

“Me kërkesën e Consob, në lidhje me lajmet e publikuara kohët e fundit nga mediat, Juventus Football Club S.p.A sqarojnë se gjatë merkatos, klubi vlerëson mundësi të ndryshme të lojtarëve.”

“Klubi do të sigurojë informata adekuate, sipas rregullave, pas përfundimit eventual të mundësive të përmendura”, shkruhet në deklaratë.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për shërbimet e portugezit./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.