Zvicër/ E moshuara vret me thikë 7-vjeçar shqiptar
E Premte 22 Mars 2019, 12:12
Dritare.net
Sapo ai kishte mbaruar mësimin, dhe po kthehej në shtëpi, 75-vjeçarja i ka prerë rrugën dhe e ka vrarë qëlluar me thikë.
7-vjeçarin e ka gjetur mësuesja e tij, e cila ka telefonuar menjëherë ambulancën dhe policinë. Djali nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa e moshuara që e masakroi, u largua nga vendngjarja. Më vonë ajo u dorëzua në polici./E.B-dritare.net