Zvërnec, ekipi mjekësor u tregon pushuesve si të japin ndihmën e parë
E Mërkurë 11 Korrik 2018, 10:10
Dritare.net
Ekipi mjekësor ofroi gjithashtu për qytetarët që ndodheshin me pushime, matje të frekuencës kardiake, matje të glicemisë, dhe matje të tensionit arterial.
Në Zvërnec gjithashtu është vënë në dispozicion ambulanca, pranë qendrës shëndetësore verore, e cila do të jetë në gatishmëri për çdo lloj urgjence.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, jo vetëm në Zvërnec, por në të gjitha pikat turistike të vendit ka hapur qendra shëndetësore që do të jenë të hapura gjatë gjithë sezonit veror.
Janë hapur 26 qendra shëndetësore dhe do të jenë në funksion 24 orë në 7 ditë të javës, për t’u siguruar pushuesve, pushime të qeta dhe të sigurta./E.B-dritare.net