Zv.Ministri i Arsimit: Nga 2000 vende të lira për praktika, ja kush e fiton kontratën e punës!

Në një intervistë në studion e ERTV, zëvendës Ministri i Arsimit, Shpati Kolgega, tha se pas përfundimit të praktikave 3 mujore, 200 praktikantët më të mirë do të fitojnë një kontratë pune një vjeçare.

“Të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar minimalisht nivelin e studimeve “bachelor” dhe që janë në kërkim të një eksperiencw pune, mund të aplikojnë tashmë online në praktika.arsimi.gov.al, për një nga 2000 vendet e lira të praktikave në administratën publike dhe bizneset private. Programi Kombëtar për Praktikat e Punës, do t’u japë mundësinë të rinjve nga mosha 21 në 26 vjeç që për tre muaj, të kryejnë praktikat shtetërore në institucionet që ata do t’i zgjedhin vetë në aplikimin e tyre, por jo vetëm kaq. Kjo është thirrja e katërt e këtij programi, që ju jep mundësi për eksperiencë pune, për një periudhë tre mujore. Përmes aplikimit të rinjtë e zgjedhin vetë vendin e punës ku duan praktikë dhe pas përfundimit të praktikës përzgjidhen 200 më të mirët nga këta aplikantë, që më pas punësohen në administratë me një kontratë 1 vjeçare. Ky është një mekanizëm shumë i mirë jo vetëm për punësimin e të rinjve por edhe për të përmirësuar administratën publike, që ka nevojë gjithmonë për të rinj energjikë”, tha Kolgega.

LEXO DHE :  Me tren nga Koreja në Rusi, Kim Joung-Un pritet me lule, bukë dhe kripë

Kolgega theksoi se ky program i konsoliduar që tashmë ka hyrë në vitin e tij të katërt, ka një traditë të suksesshme nga e kaluara, pasi të rinj që e nisën si praktikantë, tani kanë arritur të drejtojnë edhe sektorë të ndryshëm në administratën publike.

“Ndryshe nga një vit më parë, kur kishim 600 vende të lira praktikash, sot janë plot 2000 vende të lira.” u shpreh Kolgega, /A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.