Zuri të dashur gruan e shokut që ta shiste tek serbët
E Mërkurë 3 Shkurt 2016, 11:11
Dritare.net
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg burrin me iniciale V.T, pasi tentoi ta shiste tek disa shtetas serbë gruan e shokut. Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan sot se e dëmtuara kishte bërë denoncim në polici ndaj 37vjeçarit më 26 Maj 2015.
“Me V.T jam njohur si shoku i burrit tim i cili vinte me gruan e tij M.T në shtëpinë tonë. Nga mosmarrëveshjet që kisha me burrin dhe keqtrajtimet më detyruan të lidhesha me shtetasin V.T me të cilin bashkëjetova tre vite. Mbas një viti filluan problemet në çift, pasi V donte të më shiste te një serb për shumën 10 mijë euro dhe të punoja
në lokalet e natës në Kosovë dhe Zvicër”, ka thënë e dëmtuara në gjykatë.