Zonja e Parë e Sirisë diagnostikohet me kancer të gjirit

 

Gruaja e Presidentit Sirian, Bashar al-Assad, është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Zyrtarët konfirmuan të mërkurën se znj. Assad ishte duke marrë trajtim për një tumor malinj të fazës së hershme.

E lindur dhe rritur në Londër, zonja e parë siriane ka qenë një figurë shumë e diskutueshme.

Ajo ishte një nga dymbëdhjetë njerëz të vendosur nën sanksionet e BE-së në 2012 lidhur me reagimin e dhunshëm të qeverisë ndaj kryengritjes siriane.

Një fotografi e zonjës Assad dhe bashkëshortit të saj u botua në Twitter së bashku me shkrimin: “Znj Asma al-Assad fillon fazën e parë të trajtimit për një tumor maligne të gjirit që u zbulua herët … Presidenca dhe ekipi i saj uroj znj Asma një shërim të shpejtë. ”

LEXO DHE :  Përse kjo protestë është në të vërtetë ‘lëvizja e memeve’

Shtetase angleze dhe siriane, zonja Assad ndoqi shkollën dhe Universitetin në Londër, për tu bërë më pas një bankiere investimesh.

Ajo u shpërngul në Siri në vitin 2000 dhe u martua me ish-oftalmologun Bashar al-Assad, vetëm disa muaj pasi ai e pasoi babain e tij Hafez al-Assad si president./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.