Zjarri përfshin një resort skish në Francë, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një resort skish në Francë, “Courchevel”, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 14 të plagosur. Sipas zyrtarëve lokalë, zjarri filloi mbrëmjen e së shtunës në një ndërtesë ku qëndronin punonjësit sezonalë, dhe më pas flakët përfshinë edhe tre ndërtesa të tjera.


70 zjarrfikës u angazhuan për vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit, informon dritare.net
Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se ekipet e zjarrit kanë përdorur shkallët për shpëtuar njerëzit që ndodheshin brenda ndërtesës tre-katëshe. Ndërsa një person është filmuar teksa hidhet nga një dritare e katit të tretë për shpëtuar nga flakët.
Sipas “BBC”, tre nga të plagosurit të cilët janë dërguar në spital me helikopter, ndodhen në gjendje më të rëndë për jetën./dritare.net

LEXO DHE :  Murrizi: Bojkoti i zgjedhjeve është shkrirje e PD

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.