Zjarri në Notre Dame/ Papa shpreh keqardhjen e tij dhe ofron ndihmë

Papa Françesku shprehu ditën e sotme keqardhjen e tij për kryepeshkopin e Parisit dhe popullin e Francës, për zjarrin që shkatërroi katedralen e Parisit Notre Dame.

Më herët, Vatikani gjithashtu ofroi ndihmë teknike për rindërtimin e katedrales historike.

“Pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të madhe të Katedrales së Notre Dame, unë ju bashkohem me dhimbjen tuaj, si dhe me atë të besnikëve të dioqezës suaj, banorëve të Parisit dhe të gjithë popullit francez “, mësohet t’i ketë thënë Papa Kryepeshkopit Michel Aupetit në Francë./D.B/Dritare.net

LEXO DHE :  Rama pritet me protesta në Shkodër, i bllokojnë rrugën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.