Zjarri në Kaliforni, ja vipat që janë evakuuar!
Dritare.net
Zjarri “Ëoolsey” ka shkrumbuar rreth 33.500 hektarë, ka shkatërruar të paktën 177 struktura dhe u frenua në vetëm 5 për qind të valës së tij të egër. Urdhra evakuimi u lëshuan për mbi 88 mijë shtëpi në kantonin Ventura, sikurse edhe në Los Angelesin fqinj, dhe deri më tani raportohet për rreth 250.000 të evakuuar.
Mes personave që janë detyruar të evakuohen janë edhe fytyra të njohura e yje televizive.
Kim Kardashian, e cila jeton në veri të Malibusë bregdetare, ishte një prej personave të famshëm që është detyruar të braktisë shtëpinë për të shpëtuar jetën.
Regjisori Guillermo del Toro njoftoi përmes “Tëitter”-it se “Bleak House”, muzeumi i tij i relikeve të filmave horror, ishte i sigurtë pavarësisht frikës së tij të mëparshme se do të mund të shkrumbohej.
Aktori Martin Sheen, i cili u raportua për pak çaste si i zhdukur nga i biri Charlie, ishte detyruar të evakuohej./ I.M-Dritare.net