Zjarret në Kaliforni/ Rritet numri i viktimave, arrin në 42
E Martë 13 Nëntor 2018, 08:08
Dritare.net
Trupat e pajetë, raportojnë zyrtarët amerikanë, u gjetën në qytetin e Parajsës, në veri të vendit.
Deri tani rezultojnë të humbur 228 persona, ndërsa zjarri sa vjen dhe shtohet.
Të paktën 7.200 ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa 15.500 të tjera janë në rrezik.
Rreth 250. 000 vetë kanë braktisur shtëpitë. Gjendja vijon të jetë e rrezikshme./E.B-dritare.net