Zjarret në Greqi, Ministri i mbrojtjes: Ndërtimet pa leje shkaktuan mbi 80 viktima
E Enjte 26 Korrik 2018, 13:01
Dritare.net
Ai tha se ndërtimi nga banorët midis zonave të pyllëzuara ishte një "krim" që kishte rezultuar në bllokimin e rrugëve të shpëtimit.
Kammenos përball me vendasit e zemëruar kur vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret në lindje të Athinës këtë javë.
Së paku 81 njerëz vdiqën dhe ekipet e kërkimit frikësohen se do të gjejnë viktima të mëtejshme, ndërsa dhjetëra të tjerë mungojnë.
Sapo ka arritur në zonën e zjarrit këtë të enjte, Kammenous u rrethua nga banorët që e akuzuan për braktisjen e tyre.
"Ky është një krim nga e kaluara", tha ai. "Të gjitha këto prona, shumica janë pa leje, kanë zënë bregun pa rregulla"./ I.M-Dritare.net